AKTUALITET, 29 Janar 2018, 14:17

Statusi i minatorit, ish-ministri ironizon vendimin e mazhorancës

Statusi i minatorit, ish-ministri ironizon vendimin e mazhorancës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar sot vendimin e marrë nga mazhoranca socialiste për të mos kaluar në shqyrtim statusin e Minatorit.

Duke shkruar në Twitter, Manjani ironizon PS-në, duke i thënë se ‘kur opozita bën një propozim, asaj i duket si antikushtetuese’.

Postimi i Manjanit

Statusi i minatorit, kur propozohet nga Opozita quhet anti-kushtetues. Ndërkohë qeveria që i fut në dhè dhe në burg se skanë të paguajnë, është Kushtetuese! Kohë e humbur me këta vulëhumbur, që vetëquhen Rilindas!/TPZ.AL