AKTUALITET, 29 Janar 2018, 13:25

Shpërthen Spahiu: Rama ka vënë nën këmbë parlamentin!

Shpërthen Spahiu: Rama ka vënë nën këmbë

Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale ditën e sotme është përfshirë nga debate të shumta të cilat në thelb kanë pasur një nismë të kërkuar nga deputeti Përparim Spahiu për statusin e minatorit. Deklaratat kanë qenë të forta. Në fjalën e tij Spahiu akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vënë nën këmbë parlamentin. Ai i bëri thirje komisionit dhe parlamentit të votojë statusin e minatorit. “Do e kuptoja që Ulsi Manja e Ilir Beqja s’do ta votojnë se janë kamikaz por t’i Almira (deputete e Dibrës) duhet ta votosh”, tha Spahiu.

Më tej ai shtoi se “Qeveria në 2013 premtoi se brenda 6 muajve do të miratonte statusin e minatorëve po kanë kaluar 5 vite dhe qeveria nuk e ka bërë. Madje sot po rrëzon edhe draftin e propozuar që u vjen në ndihmë shtresës më të përvuajtur minatorëve. Qeveria i ka cilësuar si prioritet minatorët po nuk po i trajton si të tillë. Ju si qeveri bëni politikë me ligjet. Miratuat ligjin për naftëtarët morët 10 deputetë dhe i latë naftëtarët rrugës. Ndërsa për minatorët asgjë, të presim vitin tjetër ligjin e qeverisë. Mos u mërzisni se në protestë do t’i keni edhe minatorët”.TPZ.AL