AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 16:14

Zbriti nga "Audi Q5" me vajzën 10-vjeçare dhe fshehu drogën në garazh, 39-vjeçari shqiptar arrestohet për vrasje në Itali

Zbriti nga "Audi Q5" me vajzën 10-vjeçare dhe fshehu

Bazuar në raportimet e mediave italiane, një 39-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e një 29-vjecareje, Sara Teneggi e cili humbi jetën dy vjet më paër.

Shkak për arrestimin e shqiptarit në Itali është bërë vrasja e italianes paar dy viteve. Policia ka arritur ta arrestojë shqiptarin teksa qëndronte me vajzën e tij 10-vjeçare në një garazh në të cilin kishte fshehur një sasi të konsiderueshme droge, në një godinë në zonën e Pappagnocca.

Madje shqiptari është arrestuar nga policia në prezencën e vazjës së mitur të 39-vjeçarit.

Ndërkohë edhe mediat italiane akoma nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarit të arrestuar për vrasjen e 29-vjeçares Sara Teneggi.

Megjithatë mediat italiane raportojnë se çështja e 29-vjeçares së vdekur nuk ka nisur akoma të hetohet, pavarësisht se shqiptari, identiteti i të cilit akoma nuk është zbuluar është arrestuar disa ditë më parë.

Policia ka qenë në ndjekje të tij dhe kanë parë më së miri momentin kur shqiptari ka zbritur nga një makinë audi Q5, sëbashku me vajzën e tij, e më pas ka futur një sasi të konsiderueshme droge në disa prej tubave të garazhit.

Por 39-vjeçari shqiptar nuk është i vetmi që arrestohet për vrasjen e Sara Teneggi, pasi nën hetim mësohet të jenë edhe 2 persona të tjerë, 37-vjeçar nga Casina dhe një 45-vjeçar nga Milano, ku këto dy të fudnit janë miqtë e të ndjerës që i takoi për herë të fundit para se të gjendej e vdekur në shtëpinë e saj.