AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 14:10

‘Mallkimi i shqiptarëve’ vazhdon të japë efekt, Durmishaj lihet sërish jashtë kombëtares greke

‘Mallkimi i shqiptarëve’ vazhdon të japë efekt,


Fiorin Durmishaj zgjodhi të harronte kombin e tij dhe vendosi të bëhej pjesë e ekipit grek nga premtimet e shumta që iu bënë.

Mesa duket, ai ishte i bindur se do të luajë titullar me skuadrën helene, por në fakt nuk ka ndodhur kështu duke qenë se prej kohësh tashmë e sheh veten jashtë.

Pak më parë, është publikuar lista e Greqisë për ndeshjet përballë Italisë dhe Bosnjës javën e ardhshme.

Në këtë listë, nuk bën pjesë sulmuesi që dikur ishte pjesë e Shpresave të Shqipërisë dhe që i mbërriti edhe ftesa nga ekipi kuqezi, por që Durmishaj e refuzoi.

Ndërkohë, në listë është përfshirë sulmuesi tjetër shqiptar Marius Vrushaj i cili në kampionatin holandez është kthyer në protagonist te skuadra e Uillem II.

Tashmë, Durmishaj do të jetë një tifoz më shumë në tribunë për Greqinë.