TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajaksi i Amsterdamit ruan pozitat në krye të Eredivizie edhe pas javës së 9-të. Skuadra e drejtuar nga Ten Hag mposhti me rezultatin e pastër Den Haag, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë.
Sulmuesi me eksperiencë, Huntelaar, zhbllokoi takimin që në minutën e 10-të, duke përfituar nga pështjellimi që krijoi në mbrojtjen vendëse depërtimi i Ziyech.
Den Haag mbeti në lojë deri pak minuta pata përfundimit të kohës së rregullt, kur Neres, pas një kundërsulmi të shpejtë të “harkëtarëve” realizoi golin e sigurisë.
Ajaksi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 23 pikëve, me 7 fitore e dy barazime.