TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Babai i dy fëmijëve është grabitur paraditen e sotme në Lezhë teksa po luante me ta në parkun e qytetit.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy autorët, të cilët ishin precedentë të mëparshëm për vjedhje.
Të arrestuarit me iniciale E.C. dhe P.D. banues në Lezhë i kanë vjedhur prindit me iniciale S.K shumën prej 60.000 lekësh të reja të cilat i kishte lënë në çantë.
NJOFTIMI:
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Lezhë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale ” Vjedhja’ kryer në bashkëpunim”.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.
Në cilësinë e provës materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.