AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 15:18

Tragjedi në familjen shqiptare/ Prindërit gjejnë djalin 24-vjeç të vdekur në dhomë, dyshimet e para

Tragjedi në familjen shqiptare/ Prindërit gjejnë djalin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje shqitpare ne Itali. Sipas mediave vendase mësohet se, një 24-vjeçar me orgjinë shqiptare është gjetur i vdekur nga prindërit në dhomën e tij. I riu është identifikuar si Aldi Cala.

Prindërit e 24-vjeçarit kanë dhënë dëshminë e tyre në Polici ku kanë treguar se, djali i tyre kishte kalaur mbrëmjen me shokët dhe ishte kthyer vonë, por në mëngjes ishte gjetur i vdekur.

Ai nuk ishte zgjuar në mëngjes dhe kjo kishte ngjallur dyshime tek prindërit, të cilët kishin pritur pasditen për të shkuar në dhomën e të riut për të parë pse ai nuk kishte lëvizur nga dhoma. Por, në momentin që ishin afruar tek ai kishin vënë re që ai kishte vdekur.

Ata menjëherë kishin thirrur ambulancën, por gjithçka ishte e kotë, pasi 24-vjeçari kishte kohë që kishte ndërruar jetë.

Dyshimet e para janë per një vdekje të natyrshme, pasi prindërit kanë treguar se ai bënte një jetë të rregullt, nuk pinte as alkool dhe asgjë tjetër që mund ta dëmtonte.