AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 15:41

KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 29.4% e zgjedhësve në Kosovë

Në votimin që po zhvillohet sot në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zyrtarisht deri në orën 15:00 kanë votuar 29,41% e zgjedhësve.

Kjo përqindje është siguruar nga të dhënat që kanë dërguar 95% e qëndrave të votimit.

543 mijë e 350 është numri i votuesve deri tani nga 1 milionë e 937 mijë e 867 votues të regjistruar në lista.