TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid ka marrë një lajm negativ pas testeve të mesfushorit Toni Kros. Gjermani vuan nga një dëmtim në këmbën e majtë. Një dëmtim i cili detyroi Kros të largohej nga fusha në minutën e 26 në sfidën e djeshme të kampionatit ndaj Malagës.
Tekniku Zinedin Zidan duhet të mendojë një formacion pa futbollistin për të paktën 2-3 javë. Në fakt, dëmtimi i Kros nuk parashikon një afat se kur mund të kthehet në fushë 29-vjeçari, pasi do të jetë nën vëzhgim javë pas jave.
E sigurt është se gjatë kësaj periudhe, Kros do të humbasë takimin e La Ligas ndaj Majorkës dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Turqi, ndaj Gallatasarajit. Sakaq, mbetet në dyshim prezenca e tij në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit që është parashikuar të luhet më datë 26 tetor në stadiumin ‘Camp Nou’.