AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 15:05

Zgjedhjet në Kosovë, arrestohet përkrahësi i Vetëvendosjes në Prizren për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, arrestohet përkrahësi i

Një përkrahës i Vetëvendosjes në Prizren është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi u kap duke blerë vota. Sipas mediave në Kosovë kanë qenë disa vëzhgues të PDK-së që bënë të mundur evidentimin e rastit duke thirrur edhe policinë.

Me të mbërritur Policia në vendin e ngjarjes bëri të mundur arrestimin e personit në fjalë.

PDK dënoi ashpër sjelljen e aktivistëve të Vetëvendosjes, duke iu bërë thirrje edhe vëzhguesve të subjekteve tjera politike dhe OJQ-ve, monitorues të zgjedhjeve, t’i raportojnë rastet e tilla.

“Vota e secilit është e shenjtë dhe nuk do të lejohet, që askush të abuzojë me të drejtën legjitime të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.