AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 15:37

Zaev: Shqiptarët në Maqedoni, urë bashkëpunimi. Takohemi vitin tjetër në Strugë

Zaev: Shqiptarët në Maqedoni, urë bashkëpunimi. Takohemi

Gjatë mbledhjes së përbashkët e dy qeverive: Shqipëri-Maqedoni, foli edhe Kyeministri maqedonas Zoran Zaev.

Ai falenderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen dhe foli për bashkëpunim në infrastrukturë dhe në fushën e sigurisë.

"Shqiptarët në Maqedoni janë një urë e vërtetë e bashkëpunimit. Presim në 2018 të nisim negociatat, si Shqipëria dhe Maqedonia për në BE. Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë vizionin për një rajon me prosperitet të integruar në NATO. Mbështetja e Shqipërisë në këtë drejtim për Maqedoninë ka mirënjohje. Falënderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen e Shqipërisë në NATO. Do të doja që vitin e ardshëm të zhvillonim një tjetër mbledhje, në Ohër apo në Strugë”, tha Zaev.

Dy qeveritë kryesohen nga kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev. Mbledhja ka karakter simbolik. Kjo është hera e parë që qeveritë e dy vendeve zhvillojnë një mbledhje të tillë.

Ne qeverinë maqedonase ka disa ministra shqiptarë.

TPZ.AL