TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeminstri Edi Rama e nisi sesionin plenar të mbledhjes midis dy qeverive me një poezi të poetit të njohur pogradecar, Lasgush Poradeci, për ujërat e liqenit të Ohrit që lag dhe bashkon dy vendet.
“Jemi për një kapitull i ri në fqinjësinë tonë të mirë me Maqedoninë. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë mikja më e mirë e Maqedonisë. Kemi gjallëruar intesivisht kontaktet. Me kryeministrin Zaev kemi diskutuar për një rajon pa kufizime, të kapitalit dhe ideve.
Ky është një moment kyç, pasi sot jemi këtu për të marrë një angazhim të përbashkët, për të ngritur marrëdheniet. Kjo kërkon një axhendë ka një qasje konkrete dhe kërkon rezultate. Kemi projekte madhore të përbashkëta.
Ne i kemi rigjallëruar intensivisht kontaktet dhe marrëdhëniet. Përpos vizitave dhe takimeve të shumta dypalëshe që nga samiti i Triestes, takimi në Durrës me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, së fundmi ai në Sofje, kemi ndarë angazhimin dhe vendosmërinë për të kontribuar në ndërtimin e një rajoni të ndërlidhur nga pikëpamja ekonomike, infrastukturore pabarriera të çfarëdollojshme në qarkullimin e kapitalit, të njerëzve dhe ideve.
Besoj se për këto dhe shumë arsye të tjera ky takim mund të konsiderohet si një moment kyç në historinë tonë të përbashkët, për faktin se sot jemi këtu për të marrë një angazhim të përbashkët në ndërtimin e nëj mekanizmi të qëndrueshëm afatgjatë dhe për t’i ngritur marrëdhëniet mes dy vendeve me një stad të ri cilësor.
Kjo kërkon një orientim të posaçëm strategjik, prandaj dhe axhenda e punës që kemi përcaktuar bashkarisht dhe që gjen shprehje në deklaratën e përbashkët, kanë qasje konkrete, përmbajtësore dhe synon rezultate ”, tha midis të tjerash kryeministri Edi Rama.
Në këtë takim do të nënshkruhen disa dokumente të rëndësishëm, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.
Në fushën e kulturës dhe shkencës do të nënshkruhet memorandumi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh përmes Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithashtu, do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe një marrëveshje për ndihmë reciproke në manaxhimin e emergjencave.