AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 13:08

Kryeprokurori, Komisioni i Ligjeve paracakton kandidatin, ja kush eliminohet

Kryeprokurori, Komisioni i Ligjeve paracakton kandidatin, ja kush eliminohet

Bledi Çuçi ka prezantuar sot raportin e komisionit për kandidatët për kryeprokuror të Përgjithshëm. Katër nga kandidatët janë skualifikuar që në fazën e parë.

Kandidatët që e kaluan fazën e parë janë:

Arta Marku

Ferdinand Elezi

Ermira Tafani

Nuk e kaluan:

Arqile Koça

Besnik Muçi

Grait Shahu

Artur Selmani

Arqile Koça

Plotëson kushtin 15 vjet jurist. Plotëson edhe kushtet e parashikuara në ligjin e Prokurorisë lidhur me integritetin moral dhe professional. Nuk ka gradë shkencore në Drejtësi, duke mos përmbushur kriterin kushtetues.

Arta Marku

Përmbush kushtet dhe kriteret ligjore të përcaktuara në Kushtetutë. është emëruar si Prokurore pas magjistraturës. Plotëson kushtete dhe kriteret ligjore që përcaktohen në nenin 23 të Ligjit të Prokurorisë për figurën morale dhe profesionale të kandidatit. Sa I takon vlerësimit professional rezulton se ka marrë vlerësimin ‘shumë mirë’. Ka ushtruar funksionin si zv.drejtues të Prokurorisë së Shkodrës.

Artur Selmani

Përmbush kushtin formal të jo më pak se 15 vjet përvojë pune si prokuror. Plotëson pjesërisht kushtet që lidhen me kriterin moral dhe professional të kandidatit. Duhet të shihni shkresën e ILDKP-së. Ky kandidat plotëson kërkesat e ligjit sa I përket të shkuarës në komunizëm. Ka një masë disiplinore, nuk ka gradën shkencore në drejtësi, kusht që kërkohet nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Besnik Muci

Plotëson kushtet dhe kriteret ligjore lidhur me integritetin moral dhe professional. Nuk përmbush kushtin për vjetërsinë në punë, 15 vjet përvojë pune. Sic e ka thënë edhe në CV e tij rezulton se ka 14 vjet si prokuror.

Ferdinand Elezi

Plotëson kushtet dhe kriteret ligjore që parashikohen në Kushtetutë si dhe ato në Ligjin e Prokurorisë lidhur me integritetin moral dhe professional. Plotëson edhe kërkesat e ligjit sa I përket të shkuarës në komunizëm, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor, apo I favorizuar si Sigurimit të Shtetit.

Ermira Tafani

Përmbush kushtet dhe kriteret ligjore nga nenet e Kushtetutës si dhe ato në Ligjin e Prokurorisë lidhur me integritetin moral dhe professional. I plotëson edhe kërkesat ligjore që vijnë nga ligji për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen në funksione publike. Nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor, apo I favorizuar si Sigurimit të Shtetit.

Granit Shahu

Nuk plotëson asnjë kusht të vendosur nga ligji.