TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Insituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se ditën e sotme dhe atë të nesërme reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë gjatë pjesë së dytë të ditës dhe nuk përjashtohet mundësia që një sërë zonash në territorin e vendit të përmbyten sërish.
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
në vendet malore: 5 °C / 9 °C.
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë", sqarohet në njoftimin Instituti i Gjeoshkencave.
