TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka përçuar një mesazh politikës duke deklaruar se ka ardhur koha që palët, kuvendi dhe shoqëria civile përfshi këtu edhe aktorët e sistemit gjyqësor, të marrin hapat e nevojshëm për të bërë hapa serioze në materializimin e plotë të reformës në drejtësi.
Mesazhi i Metës vjen në një kohë kur politika është zytur në një klimë plotësisht konfliktuale në lidhje me çështjen e mënyrës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.
Presidenti foli gjatë konferencës me temë “Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe efektet e Reformës në Drejtësi”.
“I bëj thirrje forcave politike, Kuvendit, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të sistemit gjyqësor të ndërmarrin sa më shpejt me transparencë veprime konkrete që në frymën e Kushtetutës së vendit dhe duke ndjekur këshillat e vyera të Komisionit të Venecias të ndërmarrin hapa seriozë që reforma të bëhet reale, e prekshme dhe efektive sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe interesave partiake të ditës. Çdo vonesë e mëtejshme është në dëm të interesit publik, funksionimit të gjykatave, vetë reformës e mbi të gjitha të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë”,- tha Presidenti.
Nga ana tjetër Kreu i Shtetit ka folur me shqetësim në lidhje edhe me rastet e shumta të largimeve të padrejta të nëpunësve civil, të cilat tashmë shkojnë në dyert e gjyqeve të Gjykatës Administrative. Presidenti Meta ka bërë thirrje që të tilla raste të jenë në fokusin e trupës gjyqssore si edhe të administratës pasi prekin thellësisht interesat e qytetarëve.
“Një seri cështjesh gjyqësore, si ato të largimeve të padrejta e nëpunësve civilë, trajtimi i ankimeve mbi pensionet, apo kundërshtimet e gjobave ndaj biznesit, janë cështje tepër sensitive që prekin ekonominë familjare por edhe financat publike. Ndaj edhe gjykimi në kohë dhe me cilësi i tyre, duhet të jetë fokusi jo vetëm i trupës gjyqësore por edhe i adminitratës”, tha Meta
TPZ.AL