AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 15:17

“Tahiri, Balili e Habilaj”, Pogradeci pret me pankarta mbledhjen e dy qeverive

“Tahiri, Balili e Habilaj”, Pogradeci pret me pankarta mbledhjen e

Mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Pogradec u prit me protesta dhe nga qytetarët. Me pankarta ku shihen fotot e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, por edhe fotoja e Mois Habilajt trafikantit të drogës, pogradecarët kanë dalë në shesh për të protestuar.

I pranishëm në protesta, siç raporton gazetarja Iris Rezhda është edhe  deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

“Jemi këtu për të denoncuar padrejtësitë e kësaj qeverie. Mbledhja e dy qeverive në bashkëpunim me krimin e organizuar. Protesta zhvillohet kundër qeverisë që do të kapë edhe Prokurorinë e Përgjithshme për ta përdorur atë për presione politike, për koalicione në të ardhmen”,- u shpreh ai gjatë fjalës së tij.