AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 14:16

Dosja ‘CEZ’ rikthehet për hetim, Balla: Të thirret në prokurori Merxhani, Kalaj dhe Berisha

Dosja ‘CEZ’ rikthehet për hetim, Balla: Të thirret në

Çështja ‘CEZ’ është rikthyer edhe një herë në Prokurorinë e Tiranës. Gjykata e Tiranës ka kthyer për hetim çështjen e dosjes  “CEZ”. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla i cili tha se Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve. Ai tha se Prokuroria Tiranës ka dashur të mbyllë hetimet pa thirrur dëshmitarët, ndërsa e konsideroi punën e saj një skandal. Sipas Ballës, prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë.

Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve për OSHEE. Prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë. Vendimi i gjykatës është lajm i mirë. Puna e prokurorisë është një skandal. Duhet të thirren në Gjykate, Nue Kalaj, Shkelzen Berisha dhe Hamza Merxhani. Prokuroria kërkonte mbylljen e çështjes pa thirrur të dëshmitarët në gjykatë. Në dosjen e kallëzimit është miratuar edhe denoncimi lidhur me shoqëritë e mbledhjes së borxheve. Me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë, Kastriot Ismailaj është dënuar me shumë vite burg për korrupsion. U kërkua mbyllja e hetimit pa dëshmitë përkatëse. Rreth 414 milionë leke dëm shtetit nga favorizimi i CEZ” – tha Balla.

TPZ.AL