AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 14:30

Vret prindërit dhe i paketon në qese plastmasi, arrestohet i biri 40 vjeçar

Vret prindërit dhe i paketon në qese plastmasi, arrestohet i biri 40

Ermanno Fieno, një italian 40-vjeçar, me precedentë për vjedhje u arrestua në Ventimiglia, i dyshuar se kishte vrarë prindërit e tij të moshuar, 83 dhe 79 vjeç, me të cilët jetonte në Viterbo.

Ngjarja ka bërë bujë në të gjithë Italinë.

Jo, vetëm kaq, por skuadra e lëvizshme e karabinierëve italianë i gjeti trupat e tyre të lidhur me shirita celofani, që trupat të mos binin erë, pasi vrasja e tyre ndodhi ditën e hënë.

Kufoma e të atit nuk kishte shënja dhune (nuk përjashtohet edhe një vdekje natyrale), ndërkohë që e ëma kishte një të çarë të thellë në kokë, pasi ishte goditur me një mashë zjarri.

TPZ.AL