AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 14:40

Arrestohet serbi në Spanjë, vrau dy policë gjatë shkëmbimit të zjarrit

Arrestohet serbi në Spanjë, vrau dy policë gjatë

Serbi Norbert Feher apo Igor Vaclavic, i njohur me nofkën “Igor rusi”, përgjegjës për dy vrasje të ndodhura në Emilia-Romagna të Italisë në muajin prill të këtij viti, u arrestua sot në Spanjë.

Arrestimi ndodhi gjatë një shkëmbimi zjarri në zonën El Ventorillo, gjatë të cilit vdiqën tre persona, midis tyre dy punonjës policie.

Serbi, i cili ndodhej në arrati, akuzohet për vrasjen e baristit Davide Fabbri nga Budrio (Bologna) dhe vullnetarit të rojes ekologjike Valerio Verri nga Portomaggiore (Ferrara), në datat 1 dhe 8 prill.

Pas kërkimeve ai u gjet në qytetin e Terruel në Andorra.

TPZ.AL