AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 23:40

Shehaj-Spiropalit: Po lini nam; vëllai i ministrit është trafikant, ju thoni ka qenë ne bibliotekë

Shehaj-Spiropalit: Po lini nam; vëllai i ministrit është

Në emisionin “Open” është zhvilluar një debat i ashpër midis Agron Shehajt dhe Elisa Spiropalit. Deputeti i PD ka kritikuar qëndrimet e mazhorancës për skandalet e fundit që lidhen me Rrahman Rrajën dhe Fatmir Xhafajn.

“Vajza thotë më kanë fikur cigaren në trup, ju thoni e ka shpikur opozita. Po lini nam”, iu drejtua Shehaj Spiropalit.

Deputeti Shehaj kritikoi edhe mbrojtjen që po i jepet ministrit Fatmir Xhafaj sa i përket çështjes së dënimit të vëllait të tij për trafik droge.

“Vëllai i ministrit trafikant, ju thoni ka qenë në bibliotekë”, u shpreh Shehaj.