AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 23:44

Mbyllet një pikë bastesh, Rama publikon foton: Kjo do jetë pamja në datën 1 janar

Mbyllet një pikë bastesh, Rama publikon foton: Kjo do jetë pamja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një pike basti, e cila është mbyllur nga ana e tatimorëve.

Rama thotë se, në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s’do ketë ndërruar destinacion.

“Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh si kjo që është kapur sot pa letrat në rregull! Dhe në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s’do ketë ndërruar destinacion”, shkruan Rama.