TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua dosja "Babale", u shpreh se veprimet e kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj, për të shuar skandalin e audio përgjimit, janë kompromentuese, Bushati tha se kryeministri dhe ministri, kanë gënjyer dhe e kanë kthyer prokurorinë në një leckë.
"E nisim nga premisa qe kjo është një manipulim. Nëse besojme këtë si të vërtetë, përse Agron Xhafaj do të çohej si pako postale në Itali, pasi 15 vjet me rradhë e kishin fshehur? Nëse kjo nuk shqetësonte askënd, përse kryeministri do dilte një ditë më pasë të deklaronte se ka marrë rezultatin e ekspertizës?
Duke parë, mënyrën se si u soll politika, se si na gënjeu për laboratorin ndërkombëtar, nga mënyra si u soll Rama, Xhafa, që e katandisën prokurorinë në një leckë, unë fillova të mendoj se këtyre dicka u djeg. Të katandisen te Alizot ditëziu, të shpëtojë Edi Ramën Alizoti...", u shpreh Bushati.
/TPZ.AL/
EMISIONI I PLOTË: