TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi, i rikthyer për festat e fundit të organizuar nga Federata Shqiptare e Futhbollit, dha vlerësimin e tij për pasardhësin e tij në stolin kuqezi, Kristian Panuçin.
“Mendoj që Panuçi i ka mundësitë dhe eksperiencën për të bërë gjëra të mira me këtë kombëtare. I kam parë të gjitha ndeshjet e kombëtares dhe më kanë pëlqyer shumë, sidomos ndeshja me Turqinë. Mund të them se disa lojtarë kanë patur rritje të dukshme dhe ajo që ka rëndësi është vazhdimësia. Për pjesën tjetër unë nuk futem asnjëherë në punët e të tjerëve, nëse do të duhet ndonjë ndihmë jam gati ta jap”, tha De Biazi për “Top Channel”.
Ndërkohë që për De Biazin, 2017 ka qenë gjithashtu një vit me dy fytyra: “Ky ka qenë një vit me dy fytyra. Në mesin e tij vendosa të ndërpres marrëdhënien me kombëtaren shqiptare dhe më pas kisha një dëshirë të madhe të kthehesha në kampionatin spanjoll. Nuk m’u dha koha që të punoja ashtu si unë di të punoj dhe pas dy muajsh gjithçka përfundoi, por më mirë kështu. Në jetë ndodh edhe kështu, e mora shkarkimin me shumë qetësi dhe jam në pritje të bëj dicka më të rëndësishme”.
Dhe përsa i përket të ardhmes së tij... “Sa i përket të ardhmes, shpresoj të drejtoj Realin e Madridit”, thotë duke qeshur De Biazi.