TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luftëtari është supriza e madhe e javës së fundit futbollistike për vitin 2017.
Gjirokastritët fituan 2-1 në Kukës, duke i rifutur sërish në krizë kampionët e Shqipërisë.
Një gol i Abazaj në fundin e pjesës së parë, në të 45’ dhe një tjetër i Rocës në fillim të pjesë së dytë, 47’, e bënë të pavlefshmë penalltinë e realizuar nga Elis Baskaj në minutë e 65-të.
Kukësianët e serbit Mlladen Milinkoviç ishin të pafat, pasi goditën shtyllën pingule në minutën e 93-të.
Luftëtari arrin dy fitore rresht, pas asaj me Partizanin 5-0 në Gjirokastër, teksa tani në diskutim është stoli i trajnerit serb të Kukësi.
/TPZ.AL/
