AKTUALITET, 22 Dhjetor 2017, 14:37

Makina del nga rruga, aksidentohen dy persona tek Brryli

Makina del nga rruga, aksidentohen dy persona tek Brryli

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Dy të moshuar janë përplasur nga një makinë në zonën e Brrylit.

Mësohet se të aksidentuarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndaj shoferit.

Po kështu mësohet se ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit. /TPZ.AL