AKTUALITET, 22 Dhjetor 2017, 14:41

Meta në rolin e “Babagjyshit”, ndan dhurata për 100 nxënësit ekselentë të Beratit

Meta në rolin e “Babagjyshit”, ndan dhurata për 100

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte sot në rolin e një “babagjyshi”, ku së bashku edhe me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, mori pjesë në ndarjen e dhuratave për 100 nxënës ekslelentë.

“Të dashur miq, me një emocion të veçantë ndodhem sot në një nga qytetet më bukura të Shqipërisë, Beratin e një mbi një dritareve.

Bashkë me ambasadorin e Japonisë, mora pjesë në ceremoninë e ndarjes së dhuratave për 100 nxënësit ekselentë, të cilët i japin më shumë dritë shkëlqimit të këtij qyteti, pjesë e trashëgimisë botërore”, shkruhej në statusin e Presidentit të Shqipërisë.

/TPZ.AL/

[gallery ids="43584,43585"]