AKTUALITET, 22 Dhjetor 2017, 16:43

Dokumenti/ Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, rrogat më të larta në Rajon

Dy kryeministrat, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama kanë rrogat më të larta në rajon. Edhe se Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor, që akoma vazhdon të jetë i izoluar, kryeministri i saj mban pagën me të lartë në rajon, krahasuar me homologët e tij.

Bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga vetë Haradinaj, rroga e tij mujore do të jetë 2950 euro.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1700 euro . 400 euro më të vogël sesa të Ramës, 1300 e ka kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ndërsa kryeministri i Malit të Zi dhe ajo e Serbisë kanë pagat më të ulëta.

Malazezi Dusko Markoviç e ka rrogën 1130 euro, ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiç paguhet vetëm 1000 euro në muaj.