TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një akt vetëflijimi!
Një nga pistat që po hetohet është lënia qëllimisht e gazit nga ana e dy bashkëshortëve,fëmijët e të cilëve janë në Itali.
BË raporton se ka qenë gruaja ajo që e ka lënë hapur gazin, për t’i dhëne fund jetës, pas problemeve qe kane pasur, pasi thuhet se bashkëshorti ka qenë i alkoolizuar dhe familja jetonte në varfëri të madhe. Mësohet se mbesën e tyre gruaja e kishte çuar te fqinja.
Sipas TvKlan, Rrok dhe Prena Tata janë me origjinë nga Shkodra dhe prej 25 vitesh jetonin në qytetin e Vlorës. Ata janë gjendur afër njëri-tjetrit, burri i shtrirë në divan dhe gruaja në ulur në kolltuk duke ndjekur televizor. Çifti Tata jetonte së bashku me mbesën e tyre 8-vjeçare, por mbrëmjen e të enjtes, ata e kishin larguar, duke e çuar që të flinte te një fqinj.
Informacioni i policisë
Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarsia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ”Pavarsia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç.
Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.