TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Edmond Spaho, reagoi ashpër pas vendimit kundër të Shqipërisë ndaj iniciativës së Shteteve të Bashkuara për caktimin e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
“Politika e jashtme e Shqipërisë jo vetëm është e paaftë të zgjidhë ndonjë problem për vendin e vet por përkundrazi në mënyrën më idiote krijon probleme. Mosmirënjohja është cilësia më negative që ka një komb. Për fat të keq ketë cilësi ne e marrim nëpërmjet vullnetit te pak individëve si Bushati, Rama apo ndonjë si Mogherini”, shruan Spahoi në një status të tij në rrjetin social.
Statusi i plotë
Votuan njelloj si prinderit e tyre. Dje SHBA kerkoi me force qe kushdo qe eshte me te te votonte kunder rezolutes qe nuk e njeh Jeruzalemin si kryeqytet te Izraelit. Shtetet e Bashkuara kane shpetuar pavaresine e Shqiperise me Presidentin Wilson, i kane dhene Pavaresine Kosoves, kane antaresuar Shqiperine ne NATO dhe ky trashegimtar i komunizmit thote qe respektojme rezolutat nderkombetare! Po vendet e tjera qe votuan kunder, abstenuan apo nuk moren pjese ne votim budallenj jane dhe nuk i njohin rezolutat nderkombetare? Perse Shqiperia nuk eshte ne kete liste: Antigua-Barbuda, Argjentina, Australia, Bahamas, Benini, Butani, Bosnja dhe Hercegovina, Burma, Kameruni, Kanadaja, Republika e Afrikës Qendrore, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke , Republika e Dominikanëve, Republika Demokratike e Kongos, Salvadori, Guinea Ekuatoriale, Fixhi, Gjeorgjia, Guatemala, Guinea Bissau, Haiti, Hondurasi, Hungaria, Izraeli, Xhamajka, Kenia, Kiribati, Letonia, Lesoto, Malavi, Ishujt Marshall, Meksikë, Mikronezi Polonia, Rumania, Ruanda, Samoa, San Marino, Sao Tome dhe Principe, Sierra Leone, Ishujt Solomon, Sudani Jugor, Shën Kits-Nevis, Shën Lucia, Moldavia, Mongolia, Nauru, Palau, Panama, Paraguai, Sëaziland, Timor Leste, Togo, Tonga, Trinidad-Tobago, Turkmenistani, Tuvalu, Uganda, Ukraina, Vanuatu dhe Zambia. Politika e jashteme e Shqiperise jo vetem eshte e paafte te zgjidhe ndonje problem per vendin e vet por perkundrazi ne menyren me idiote krijon probleme. Mosmirenjohja eshte cilesia me negative qe ka nje komb. Per fat te keq kete cilesi ne e marrim nepermjet vullnetit te pak individeve si Bushati, Rama apo ndonje si Mogherini.
/TPZ.AL/
[gallery ids="42622,43020,43611,39660"]