TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Meqenëse bie shumë rrallë, banorët e kryeqytetit e mirëpresin gjithmonë borën.
Është ende e freskët pamja e një viti më parë, kur megjithëse ra dëborë në darkë, të gjithë njerëzit dolën nëpër rrugë, për të shijuar me fëmijët zbardhjen e qytetit.
Këtë fundvit, pas shirave, do të gëzohemi sërish edhe me dëborë.
Meteorologët pohojnë se ditët e para të vitit 2018-të do të na gjejnë të bardha.
Reshjet e dëborës do të jenë të dendura në zonat malore por nuk do të mungojnë as në kryeqytet, pikërisht në ditën e dytë të vitit.
Ndërkohë që temperaturat e ulëta do të jenë të ngjashme edhe ditët në vazhdim kur do të rikthehen edhe vranësirat.