AKTUALITET, 22 Dhjetor 2017, 14:47

Erëzat që luftojnë të ftohtin

Në zemër të dimrit, rrezikojmë të kalojmë festat mes ftohjes, gripit, dhe kollës së bezdisshme.

Le t’i shtojmë ngjyra tavolinës me erëza, aleat i çmuar i shëndetit nga përfitime detoksifikuese për të forcuar sistemin tonë imunitar.

  • Speci kuq djegës

    Kur jemi të ftohur dhe kemi dhimbje fyti, asgjë nuk do të ishte më mirë se një pjatë makarona me vaj ulliri, spec djegës dhe hudhra. Speci djegës është një mbrojtës i zemrës, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përforcon mbrojtjen imunitare.

  • Mente jeshile

    Aromatike e freskët, lufton të vjellat dhe favorizon tretjen. Mjafton një çaj me mente pas vaktit. Mund të shtojmë pak lëkurë portokalli ose mandarine dhe trëndafil, të pasura me vitaminë C.

  • Jamballi i zi

    Mjaft i shijshëm, lufton kapsllëkun, tensionin e ulët dhe tretjen e ngadaltë. Mbi të gjitha jamballi ndihmon për të hequr gëlbazën dhe për të qetësuar kollën. Një çaj të përgatitur me jamballin e zi pasdite, të kthen energjinë dhe humorin.

  • Karafili gozhdë

Më parë përdoreshin për të dekoruar portokallet, por përtypja e tyre heq simptomat e të vjellës                 dhe  erën e keqe të frymëmarrjes. Vaji i saj esencial lufton lodhjen, është analgjezik dhe të jep        energji.

  • Xhinxheri i bardhë

    Në ujë të nxehtë, hedhim pak xhinxher të freskët të prerë në feta, hedhim një lugë mjalt dhe lëng limoin. Kjo pije është super e shijshme qetson dhimbjen e fytit dhe lufton virozat e stinës.

  • Piperi gri

    Varietetet e piperit janë shumë. Sipas studimeve ka veti diuretike, antidepresive dhe është një eliksir i rinisë, në gjendje të luftojë plakjen.

 

  • Shafrani i verdhë

    Sipas studimeve pistili i çmuar, ka veti antidepresive dhe antioksidante. Shumë i mirë për sytë dhe trurin, shafrani lufton fillimin e sëmundjeve degerative.

  • Arrë moskati kafe

    Arra moskat është një antiseptik i fuqishëm, në gjendje të luftojë dhimbjet reumatike dhe të përmirësojë tretjen. Por mos e ekzagjeroni, pasi ajo përdoret në sasi të vogla. Mund ta shtojmë në qofte, tortelini dhe kaneloni, për një drektë Krishtlindjesh të shijshme.