TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në fshatin Vranisht të Hasit. Takuam Lulzime Paçën 39 vjeç, e cila jeton me tre fëmijë.
Bashkëshorti Bajrami i ka vdekur në moshën 44 vjeçare pasi vuante nga tumori në veshka. Ai nuk kishte para mjaftueshëm për t’i kuruar, ndërroi jetë duke lënë tre fëmijë jetimë.

Jeta e saj është ecejake mes banesës dhe spitaleve bashkë me fëmijët. Ka vuajtur shumë, nuk ka parë një ditë të bardhë nga varfëria dhe sëmundjet që i janë ulur këmbëkryq në shtëpinë e saj.