TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Violinisti Arben Skënderi, i cili i është bashkuar partisë "Bindja Demokratike", ka qenë i ftuar në emisionin "Provokacija" të Mustafa Nanos në ABC News. Ai ka thënë se kjo parti e re, është porta ku hyjnë mendjet e ndritura. Kujtojmë se themeluesit e kësaj partie, veç Patozit dhe Skënderit janë; Fabian Topollaj, Leondard Olli, Andi Përmeti dhe Ardjan Kollozi.
Ndër të tjera, Skënderi tha se në Shqipëri është vrarë meritokracia dhe kulti i njeriut të arrirë.
"Është vrarë meritokracia dhe kulti i njeriut të arrirë. Shkatërrimi i modelit në afatgjatë është shumë i rrezikshëm për vendin, se sa vetë korrupsioni galopant që po e mbyt vendin sot. Vrasja e modelit ka shkuar deri në qelizën bazë që është familja. Babai që siguron bukën e familjes nuk është më model për djalin. Për djalin është model ai trafikanti me fuoristrada".
Pavarësisht se "Bindja Demokratike" nuk ka ende një kryetar, Astrit Patozi shihet si figura më përfaqësues e partisë. Fill pas prezantimit të partisë, Patozi ka sulmuar ashpër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ditën e djeshme, Basha duke folur në emisionin "Të Paekspozaurit", u shpreh se Patozi e sulmon atë vetë dhe partinë, për shkak se humbi karrigen e deputetit në vitin 2017.
/TPZ.al/