AKTUALITET, 26 Prill 2019, 23:22

Detaje/ Si ndodhi aksidenti luksoz në Tiranë, dëmi mijëra euro


Një aksident masiv ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Tiranës së Re, tek kompleksi Dinamo. Siç mund të shihen nga pamjet më poshtë në aksident janë përfshirë 7 makina, ku 3 prej tyre janë makina luksoze tip “Audi” , ndërsa njëra prej tyre tip “BMW”, vlera e të cilave mund të arrijë deri në 40 mijë euro. Burime thonë se nuk ka persona të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Duke marrë parasysh sa vlejnë këto makina, dëmi llogaritet në disa mijëra euro. Ende nuk është shoqëruar ndonjë prej drejtuesve të mjeteve në polici, por mësohet se ndaj tyre është bërë vetëm testi i alkoolit. Ndër të tjera policia nuk ka lejuar që makinat të lëvizen deri në sa të përfundojë hetimi në lidhje me ngjarjen.

Si ndodhi ngjarja

Teksa makina tip “Audi” ngjyrë  e bardhë me targë ‘AA 855 US’ po dilte indietro nga lokali ku ishte parkuar, makina tjetër tip “Audi” ngjyrë gri ka qenë në lëvizje me shpejtësi tej normave të lejuara dhe si shkak i shpejtësisë është përplasur me “Audin” e bardhë. Drejt një tentative  për t’ju shmangur aksidentit, ka devijuar duke përplasur  makinat e  tjera të cilat ishin të parkuara në krah të rrugës njëra prej tyre tip “BMW”, një “Toyota” dhe “Benz”.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/video-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/video-2.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/video-3.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-26-at-20.21.05.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-26-at-20.21.11.mp4"][/video]