TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zhvilluar një vizitë në Peshkopi, ku ka inspektuar shkollat e këtij qyteti. Por gjatë inspektimit, Shahini është përballur me kritikat e Margarita Markja, aktualisht punonjëse e Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, e cila më parë ka qenë Drejtoreshë e DAR Dibër.
Markja ka kërkuar nga ministrja Shahini që të tërhiqet nga plani për të bashkuar dy gjimnazet e Peshkopisë në një të vetëm, pasi kjo do t’i hapte rrugë mbylljes edhe të gjimnazeve të tjera në Dibër.
“Të flasë si dibrane, si nënë dibrane, si nënë e fëmijëve që janë shkolluar në këtë shkollë dhe shkollat e tjera të Dibrës. Jam këtu për të protestuar për bashkimin e gjimnazeve, nga dy në një. Nuk e lejoj askënd në botë të mbyllë një gjimnaz në Peshkopi”, u shpreh Markja duke ngritur pyetjen nëse mbyllja e shkollave është kthyer në mision të Ministrisë së Arsimit.
Shahini nuk e ka pritur aspak mirë protestën e përfaqësueses së DAR dhe e habitur u shpreh se në cilin univers protestojnë punonjësit e Ministrisë.
“Unë nuk e di ku, në cilin univers proteston punonjësi që është pjesë e Ministrisë”, u shpreh Shahini dhe më pas u largua duke mos vijuar bisedën me Markjan.