AKTUALITET, 26 Prill 2019, 23:37

Sherri në Tiranë, policia jep detaje: Janë plagosur dy persona

Sherri në Tiranë, policia jep detaje: Janë plagosur dy persona


Në fillim u raportua për 1 person të plagosur në periferi të Tiranës, por policia konfirmon se bëhet fjalë për dy të rinj që kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Fushë-Mëzez. Policia është njoftuar për të shtëna me armë dhe ka gjetur një person të plagosur me armë zjati dhe një tjeter është dëmtuar me sende të forta.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: Rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi”, gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasi J. H., 17 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi Z. Q., 24 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është shtetasi I. E., ku po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.