TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një superoperacion i kryer nga Guardia di Finanza në brigjet përtej Adriatikut ka çuar në pranga 2 skafistë shqiptarë që në bordin e një gomoneje kishin 1 ton e gjysmë marijuanë. Në realizimin e operacionit kanë ndihmuar forcat ajrore dhe ato detare të Italisë, që kanë çuar në sekuestrimin e gomones së fuqishme.
Skafistët tentuan të mos e humbnin ngarkesën, por në momentet e fundit hodhën një pjesë të saj në det në mënyrë që të shpëtonin, por nuk ia dolën. Në bordin e gomones 10 metra të gjatë u gjetën 21 koli me lëndë narkotike, të cilat përmbanin gati 1.531 kg marijuanë, që nëse do të hidheshin në tregun e zi do të kapnin një vlerë prej rreth 15 milionë eurosh.
Dy skafistët që drejtonin gomonen me dy motorë super të fuqishëm u ndaluan dhe do të përballen tashmë me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjithçka ishte fryt i bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe kombëtare, në operacionin “Themis 2019”, të koordinuar edhe nga agjencia për ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, “Frontex”.
