TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkon ndryshime për zonën Shengen, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Në një fjalim të rëndësishëm në vazhdën e protestave disamujore, kreu i Elizesë theksoi se marrëveshja për lëvizjen e lirë nuk po funksionon dhe për këtë populli francez ndjehet i zhgënjyer.
“Kufiri i përbashkët, Shengeni, marrëveshja e Dublinit nuk po funksionon. Është thelbësore për Europën që të bëjnë ndryshime rrënjësore në mënyrën e pritjes së emigrantëve. Siguria kufitare duhet të përforcohet, gjë e cila mund të çojë në një Shengen me më pak shtete”, u shpreh Macron.
Makron gjithashtu deklaroi se çështja e migracionit është sfida e dytë më e madhe për Evropën, pas klimës. Ai këmbënguli që Evropa duhet të reflektojë thellësisht politikën e saj të zhvillimit dhe ate te migracionit.
Pak ditë më para, parlamenti holandez votoi pro rikthimit të vizave për qytetarët shqiptarë për shkak të rritjes së kriminalitetit. Vendimi do te shqyrtohet nga qeveria dhe nese merr ‘driten jeshile’ do te dergohet ne Bashkimin Europian.