AKTUALITET, 26 Prill 2019, 22:06

Tare, ‘manovruesi’ i trajnerëve: tani kërkon të sistemojë Panuçin

Tare, ‘manovruesi’ i trajnerëve: tani kërkon të


Edy Reja mbërriti në krye të Kombëtares së Shqipërisë në sugjerimin e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, duke zëvendësuar Kristian Panuçin të shkarkuar.

Dhe tani drejtuesi shqiptar kërkon të sistemojë ish-teknikun e Shqipërisë, në administrimin e tij: duke e marrë tek Salernitana në Serie B.

Drejtori Sportiv i Lacios ka lëvizur për t'i dhënë skuadrës ku Kaudio Lotito, presidenti i Lacios, është bashkëpronar, një trajner për të zëvendësuar Angelo Adamo Gregucci. Nga pikëpamja kontratuale Salernitana ka kushtin e detyrimit me teknikun, që është nën kontratë edhe për vitin e ardhshëm, por do të diskutojë një akord për zgjidhjen konsensuale të kontrats. Drejtuesi i ri i pankinës granata mund të zgjidhet mes emrave që ka në mendje Lotito: mes tyre është Kristian Panuçi që vjen nga aventura aspak e lumtur me Shqipërinë e i propozuar me insistencë nga Igli Tare.

Është në lojë edhe ish-trajneri i Genoa e Crotone, Juric, ndërsa idea tjetër është ajo e Alessandro Nesta, i preferuar i Lotito, që vjen nga një sezon e gjysëm me ulje e ngritje tek Perugia.