TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Azilkërkuesit dhe çështja e rrjeteve të krimit të organizuar ishin dy çështjet kryesore për të cilat ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, theksoi se ishte shqetësimi i Francës, për të cilat së fundi ka progres.
“Në vendet e strehimit që kemi në Francë për azilkërkuesit 20% e zënë shqiptarët që kanë ardhur pa vizë, por që kanë kërkuar azil, është cështje që duhet të punojmë së bashku dhe autoritetet shqiptare kanë treguar kurajë se është një çështje delikate”- tha ministri i Francës.
Duke e quajtur qeverinë e Ramës një qeveri reformash, ministri francez theksoi se
“Te ju është subjekti i përbashkët ajo e anëtarësimit në BE dhe duhet të ecni përpara në këtë proces. Kur Macron foli në Sorbonë lidhur me të ardhmen e Evropës, dhe tha se duhet të stabilizohet Ballkani Perëndimor dhe se nuk duhen lanë jashtë familjes evropiane. Do t’i transmetoj Macronit ëndrrën evropiane për të cilët më folën dhe është ëndrra e gjithë shqiptarëve”-tha ai, duke thënë në fund, pa përcaktuar datë se i ka premtuar ministrit të Brendshëm, se do të vijë pas disa muajsh të “rri nja 7-8 ditë në Shqipëri”.
TPZ.AL