AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 11:20

E shtuna, ditë mësimi për të gjitha shkollat në Tiranë

E shtuna, ditë mësimi për të gjitha shkollat në

Me qëllim zëvendësimin e orëve të humbura gjatë ditëve të përmbytjeve nesër shkollat në Tiranë do të zhvillojnë mësim.

Ka qenë Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës që ka urdhëruar të gjitha shkollat e Tiranës të zhvillojnë normalisht mësim.

Si pasojë e përmbytjeve të 10 ditëve më parë në Shqipëri shumë shkolla në vend për disa ditë nuk zhvilluan mësim, ndërsa është vendosur që për orët e humbura mësimi të zhvillohet ditëve të shtuna.

TPZ.AL