AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 11:59

Imami Armand Ali: Jam kërcënuar me thyrje brinjësh nga anti-terrori

Imami Armand Ali: Jam kërcënuar me thyrje brinjësh nga

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ““Të Paekspozuarit, është  diskutuar shoqërimi i   imam Armand Aliut nga anti terrori. Në  studio kanë qenë të ftuar Armand Ali dhe teologu Ermir Gjinishi.

Teksa po rrëfente sesi agjentë të anti-terrorit e kishin marrë në pyetje, imami Armand Ali deklaroi se ka marrë edhe kërcënime të rënda.

“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga Shefi i seksionit i anti-terrorit. Kërcënime kam marrë edhe nga shefi i anti-terrorit dhe këtë e kam denoncuar tek SHKB dhe në Prokurorinë e Tiranës.” – u shpreh Ali.

Teologu Ermir Gjinishi, i ftuar mbrëmjen e djeshme , në emisionin “Të Paekspozuarit”ka folur për deklaratat dhe marrjen në pyetje nga anti terrori I Armand Ali.

Sipas Gjinishit, njerëzit nuk mund të ndalohen për mendimin dhe mënyra se si imam Armand Aliu është pyetur, tregon injorancën e punonjësve të shtetit.

VIDEO:

Imami Armand Ali po hetohet nga policia dhe prokuroria pasi deklaroi se festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e tjera kombëtare janë haram. Sipas tij, një besimtar i devotshëm mysliman duhet të festojë vetëm festat fetare.