AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 12:20

Eksploziv banesës së policit në Fushë-Krujë

Eksploziv banesës së policit në Fushë-Krujë

Shpërthim me eksploziv në banesën e një punonjësi të polisicë në Fushë -Krujë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e policit, Fatmir Isufi.

Policia pas marrjes së njoftimit ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë veprimet e para hetimore.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

Janë marrë në pyetje familjarët. Po kështu po shihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me detyrën e Isufit, i cili e ushtron atë në Komisariatin e Kamzës.

TPZ.AL