TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama ka bërë një paralajmërim, për qytetarët që bëjnë lidhje të paligjshme të ujit të pishëm. Ai ka thënë se do të jetë i pamëshirshëm me ata që vjedhin ujin dhe ka parlajmëruar një aksion të ngjashëm me aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Kujtojmë se në rastin e energjisë elektrike, u arrestuan shumë qytetarë, madje pati edhe vetëvrasje.
“Bizneset që vjedhin ujë dhe që cenojnë furnizimin me ujë të familjeve dhe gjithë komunitetit. Do të jemi të pamëshirshëm, duke vjedhur këtë pasuri të të gjithëve. Jemi në përfundim të janarit si dhe për të legalizuar lidhjet e paligjshme me sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Informacionet nga terreni janë inkurajuese, ka një numër të madh konsumatorësh që kanë legalizuar lidhjet e tyre, mbetet ende një numër shumë i madh jashtë sistemit, por është themelore që çdo deputet të përfshihet me komunitetin në funksion të rritjes së ndjeshme të cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm duke bërë të qartë se kjo është një reformë për përmirësimin e procesit që historikisht ka qenë problematik, furnizimi me ujë,” – u shpreh Rama.
Kryeministri ka qenë dhe mebtet shumë i vendosur në luftën kundër vjedhjeve të kësaj natyre, megjithatë ende nuk kemi dëgjuar të shprehet me këtë egërsi, për ata që vjedhin dhe përvetësojnë pasuritë publike. Këta të fundit janë shpesh bashkëpunëtorët e kryeministrit tonë të nevrikosur.
/TPZ.AL/