AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 11:35

Gjashtë muaj pa paguar, ja çfarë paralajmërojnë punëtorët e By Pass-it në Mbrostar

Gjashtë muaj pa paguar, ja çfarë paralajmërojnë

Punonjësit e By Pass-it në Mbrostar kanë dalë sërish në protestë për detyrimet e papaguara nga firma “Serenisima”. Mësohet se janë 55 kompani nënkontraktore të cilëve u janë bashkuar në këtë protestë të dytë edhe nënkontrakruesit e Vlorës, policia private “ARB”. Nëse nuk marrin pagat, punëtorët kanë paralajmëruar se protesta do të zhvendoset para kryeministrisë.

Protesta e tyre vjen në një moment kur shteti shqiptar ka çelur procedurat për rihapjen e tenderimit të kësaj vepre ndërsa afro 600 punonjësit të by pass-it Fier dhe 350 te by pass-it Vlorë që kanë punuar më parë në punimet e këtyre rrugëve, kanë 6 muaj pa u paguar për 2015 dhe gjithë vitin 2016.

Punonjësit kanë kërkuar nga qeveria shqiptare të paguhen për periudhën e pa paguar.

TPZ.AL