TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar fjalimin aktivistes suedeze 16-vjeçare të mjedisit, Greta Thunberg në OKB për ndryshimin e klimës.
Ndërkohë Putin nuk është i vetmi qeveritar, i cili ka kritikuar fjalimin e Greta Thunberg, pasi Trump dhe Macron janë dy emra të tjerë që nuk e kanë mbështetur adoleshenten suedeze.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë energjetike në Moskë, zoti Putin tha: “Askush nuk i shpjegoi Gretës se bota moderne është e ndërlikuar dhe komplekse”.
Kujtojmë që 16-vjeçarja Thunberg, mbajti një fjalim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork në shtator të këtij viti, teksa miliona njerëz u bashkuan në protestat e grevës klimatike në të gjithë botën.