TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimeve që miratoi dje Këshilli i Ministrave në lidhje me studentët, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Nga qyteti i Korçës, Meta tha se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji për këtë çështje, ndërsa shtoi se është e dobishme që të jepet një zgjidhje e besueshme.
“Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji, patjetër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjate probleme të Arsimit të Lartë dhe të studenteve ne mënyrë të veçantë do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim.
Problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimitus dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv”, tha Meta.
Ndërkohë, në lidhje me protestën e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit njoftuar për t’u mbajtur në datë 28 dhjetor dhe refuzimit të lejes nga policia për të protestuar, ;residenti Meta u përgjigj se: “Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar.
Nuk besoj që një gjë e tille të këtë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”.