AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 11:02

“Ndryshime të rëndësishme së shpejti’, çfarë paralajmëron Sandër Lleshaj

“Ndryshime të rëndësishme së shpejti’,

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën.

Lleshaj shkruan në Twitter se kontrollet e dyfishta do të hiqen, por shton se do të ketë dhe hapa të tjerë për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.

STATUSI I LLESHAJ:

Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.

Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë. ??????