AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 09:57

Vasili: Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko rri dhe e ha turpin me bukë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama që sipas tij ka ndaluar diasporën të protestojë si dhe i ka kërkuar ministrit të Diasporës Pandeli Majko të dorëhiqet.

Vasili e quan “qeveri legenësh” dhe thotë se e nxori fytyrën e saj të zezë dhe të vërtetë duke mos i lejuar të protestojnë në bulevard, se u prishka terezia publike.

Por nuk ngelet pas kritikave të Vasilit edhe ministri Majko.

Postimi:

Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko rri dhe e ha turpin me bukë.

Rama ky i çmendur pa shërim po lufton edhe me diasporën.

Pasi ua ka prurë në majë të hundës të gjithë shqiptarëve ky kryeministër i marrë i hapi luftë edhe diasporës.

Rama nuk lejon diasporën të protestojë megjithëse organizatorët kishin respektuar ligjin pikë për pikë dhe kishin bërë edhe kërkesë me shkrim.

Policia e Ramës dhe e Lleshajt konsumuan turpin më të madh të pluralizmit shqiptar.

Kjo qeveri legenësh, që organizon gjoja takime të dhembshura me diasporën, që shqyhet duke bëtë hipokrizi sikur vdiq për votën e tyre, e nxori fytyrën e saj të zezë dhe te vërtetë duke mos i lejuar të protestojnë në bulevard, se u prishka terezia publike.

Po kur e zaptonin këta të rilindjes në 2010 bulevardin me javë të tëra me çadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urinë prej tyre nuk prishej terezia publike.

E neveritshme është se si Pandeli Majko i pari Ministër i Diasporës në histori rri e vështron këtë turp dhe nuk jep dorëheqjen.

Gëzuar vitin e ri Pandi po ti rri kot akoma në atë zyrë.

Diasporës qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllen derën, megjithatë rri Pandi rri, nuk je as i pari as i fundit që e ha turpin me bukë.