AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 09:26

Fier, makina përfundon në kanal, plagoset shoferi

Fier, makina përfundon në kanal, plagoset shoferi

Një 25-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm. Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Patos.

Mjeti tip "Ford" me targa AA 726 EG, që drejtohej nga 25-vjeçari Adriano Saliaj ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal në kthesën e Portëzës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi, i cili po merr mjekim në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet në video, tregojnë se drejtuesi i mjetit mund të ketë dalë nga dritarja e pasme e makinës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.